Ndërlidhjet

Hu Xhintao largohet nga takimi i G8-ës


Presidenti i Kinës, Hu Xhintao, u largua papritmas nga takimi i G8-ës në Itali, për t’u kthyer në Pekin, për shkak të trazirave në rajonin veriperëndimor në Kinë.

Nga përleshjet e së dielës ndërmjet ujgurëve dhe kinezëve në kryeqytetin e rajonit Ksinjang, ishin vrarë 156 njerëz dhe plagosur më shumë se 1000 të tjerë.

Autoritetet imponuan një orë policore brenda natës në Urumqi dhe sollen me mijëra trupa të forcave të sigurisë, në përpjekje për të rikthyer qetësinë pas protestave të së martës.

Raportohej për më shumë përleshje dhe protesta të vogla gjatë ditës së sotme në Urumqi, por qyteti dukej më i qetë sot.
XS
SM
MD
LG