Ndërlidhjet

Japonia mban zgjedhje të parakohshme


Kryeministri i Japonisë, Taro Aso, ka vendosur të shpërndaj parlamentin dhe pritet të caktoj 30 gushtin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vendimi erdhi pas humbjes së bllokut qeverisës të Aso’s në zgjedhjet lokale në Tokio, të dielën.

Partia Liberale Demokrate e kryeministrit japonez në koalicion me Partinë e Re Komeito, humbi mazhorancën e saj në asamblenë e Tokios, ku opozita e përbërë nga Partia Demokratike fitoi 54 ulëse karshi 38 ulëseve të Demokratëve Liberalë.

Votimi në Tokio vlerësohet si një indikacion paraprak për ecurinë eventuale të zgjedhjeve të përgjithshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG