Ndërlidhjet

Medvedev vizitoi Osetinë Jugore


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, vizitoi Osteinë Jugore ku u takua me presidentin Eduard Kokoiti.

Agjensitë ruse të lajmeve citojnë Medvedevin të ketë bërë thirrje për zhvillimin e bashkëpunimit në aspektin e mbrojtjes. Ai gjithashtu tha se ka një numër të projekteve për “rivendosjen ekonomike dhe sociale të republikës”.

Osetia Jugore dhe Abkhazia kishin shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia në gusht të vitit 2008, duke shkaktuar një luftë ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Moska njohi pavarësinë e këtyre dy rajoneve shumë shpejt dhe nënshkroi marrëveshje për patrullim kufitar duke u lejuar, kështu, trupave ruse të patrullojnë në kufirin me Gjeorgjinë.

Ministri për riintergrim i Gjeorgjisë, Temuri Jakobashvili, e quajti vizitën e Medvedevit një akt “provokimi”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG