Ndërlidhjet

Iran: Dorëheqje e shefit të agjencisë atomike


Agjencia iraniane e lajmeve, ISNA, raporton se shefi i Organizatës iraniane për energji atomike, Golam Reza Agazade ka dhënë dorëheqje. Ai nuk ka dhënë ndonjë arsye për tërheqje nga ky post.

Zoti Agazade ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i zëvendës presidentit iranian. Ai ka theksuar se dorëheqjet e tij janë pranuar nga presidenti, Mahmud Ahmadinexhad.

Megjithatë, është thënë se një kohë të gjatë ai ishte i afërt me liderin opozitar, Mirhosein Musavi, i cili ka akuzuar autoritetet iraniane për mashtrim në zgjedhjet e fundit presidenciale, të mbajtur më 12 qershor. Musavi ishte konkurrenti kryesor i Ahmadinexhadit në garën për president.
XS
SM
MD
LG