Ndërlidhjet

OSBE: Zgjedhjet në Kirgizi-zhgënjyese


Trupi vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se zgjedhjet presidenciale në Kirgizi nuk janë mbajtur sipas standardeve ndërkombëtare.

Misioni vëshgues i OSBE-së, përmes një deklarate, tha se ecuria e zgjedhjeve të së enjtës ishte “zhgënjyese”.

Në deklaratë thuhet poashtu se zgjedhjet u dëmtuan nga "shumë probleme dhe parregullsi," duke përfshirë problemet me kutitë e votimit, pasaktësitë në listat e votuesve dhe, në disa raste, votime të shumëfishta.

Rezultatet e para preliminare kanë treguar se, deri tani, Bakiev udhëheq me 85%.
XS
SM
MD
LG