Ndërlidhjet

Bill Gejts nderohet me çmimin "Indira Gandi" për paqë


Themeluesi i kompanisë Majkrosoft, Bill Gejts, është fitues i çmimit “Indira Gandi” për paqë, është kumtuar në Nju Delhi.
Fondacioni “Bill dhe Melinda Gejts” gjatë vitit 2009 ka investuar rreth 1 miliardë dollarë në projektet për zhvillimin e shëndetësisë në Indi. Shumica e mjeteve janë investuar në projektet dedikuar mbrojtjes nga sida.
Fitues të mëhershëm të këtij çmimi kanë qenë presidenti i Afganistanit Hamid Karzai, ish presidenti amerikan Xhimi Karter dhe organizata ndërkombëtare humanitare “Mjekët pa kufinjë”.
XS
SM
MD
LG