Ndërlidhjet

Shqipëri: Banorët i bllokojnë hetuesit e KE


Mediat e Shqipërisë kanë njoftuar se hetuesit e Këshillit të Evropës, të drejtuar nga Dik Marti, kanë udhëtuar me makina të ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë në drejtim të fshatit Gurrë të Matit, për të vërtetuar akuzat serbe për trafikim organesh.

Njoftohet se banorët e zonës kanë bllokuar automjetet dhe u kanë kërkuar mjetet e identifikimit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, por nuk ka mundur të zhbllokojë rrethimin e banorëve për t’ua liruar rrugën hetuesve.
XS
SM
MD
LG