Ndërlidhjet

Shtatorja e Leninit vret njeriun


Një bellorus 21 vjeçar e ka humbur jetën kur mbi të u shemb një shtatore e madhe e Leninit, ish themeluesit të Bashkimit Sovjetik.

Autoritetet e Bellorusisë thanë se njeriu ishte i dehur kur ishte ngjitur në shtatoren dhe kishte filluar ta lëkundë duke u mbajtur vetëm me njërën dorë.

Shërbimi bellorus i Radios Evropa e Lirë raportoi se pjesa e sipërme e shtatores u shemb, dhe njeriu u lëndua seriozisht kur ra në tokë.

Më pas, ai ka vdekur nga plagët gjatë rrugës për në spitalin e qytetit të afërt Homel.
XS
SM
MD
LG