Ndërlidhjet

Mubarak viziton Uashingtonin


Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak pritet të takohet sot me zyrtarë kryesorë të qeverisë amerikane, përfshirë sekretaren e shtetet Hillari Klinton.

Zyrtarë të Egjiptit thonë se Mubarak do të ketë bisedime edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare, Xhejms Xhons.

Lideri egjiptian të martën do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë për të biseduar me presidentin Barak Obama.

Do të jetë ky takimi i tretë i tyre në disa muaj.

Obama në fillim të mandatit të tij ka theksuar se prioritet i adminsitratës së tij do të jetë paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG