Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Prishtina s'ka ndikim për protokollin


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka deklaruar se marrëveshja e mundshme mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe EULEX-it është në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Ai ka hedhur poshtë vlerësimet se marrëveshja nënkupton pranim direkt të pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, Serbia nuk ka përgjegjësi mbi Kosovën, nuk ka polici, nuk mund t’i ndjekë kriminelët, kështu që marrëveshja sipas tij do të ndihmojë edhe në "zbardhjen e vrasjeve dhe krimeve ndaj serbëve dhe joshqiptarëve".

Bogdanoviq ka thënë se kundërshtimi i Prishtinës nuk mund të ndikojë në marrëveshje sepse, sipas tij, Serbia ka marrëveshje me EULEX-in për nënshkrimin e protokolleve të bashkëpunimit.
XS
SM
MD
LG