Ndërlidhjet

Liberman: Të hetohet vendimi skocez


Një senator amerikan ka kërkuar një hetim të pavarur në lidhje me vendimin e Skocisë për të liruar sulmuesin e Lokërbit, duke shprehur shqetësimin se në lirim, mund të kenë ndikuar interesat britanike për naftën.

Senatori Xho Liberman i ka cilësuar si “shokuese’ deklaratat e liderit libian Muhamer Gadaf, birit të tij Saif dhe kreut të Këshillit Britaniko-Libian të Biznesit se lirimi ishte i përzier edhe me interesat britanike për të eksploruar naftë në Libi.

Liberman është mbështetur nga disa ligjvënës tjerë amerikanë.

Abdel Baset al-Megrahi, personi i vetëm, që u dënua për shpërthimin e aeroplanit të Pan Am, në vitin 1988, i cili la të vdekur 270 persona, qe dënuar me dënim të përjetshëm në vitin 2001.

Ministri skocez i Drejtësisë ka thënë se ka marrë vetë vendimin për lirim, pasi mjekët kishin konstatuar se për shkak të kancerit, Megrahit i kishin mbetur edhe pak muaj jetë.
XS
SM
MD
LG