Ndërlidhjet

Khatami: Gjykimet janë "shkatërruese" për Iranin


Ish presidenti Mohamed Khatami ka deklaruar se gjykimi i reformatorëve të akuzuar për nxitjen e trazirave pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale është “shkatërrues” për Iranin.

Autoritetet kanë nxjerrë para gjykatës dhjetra njerëz, përfshirë disa zyrtarë të lartë të administratës së Khatamit, nën akuzat se kanë nxitur trazira pas fitores së presidentit Mahmud Ahmadinexhad në zgjedhjet e qershorit.

Khatami ka thënë se procesi është “fatkeq, shkatërrues dhe pa kurrfarë vlere legale”.

Khatami e mbështeti kandidatin reformator Mir Hosein Musavi, i cili ngriti pretendime për mashtrime masovike në zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG