Ndërlidhjet

Rritet zjarri në Kaliforni


Zjarri masiv e i fuqishëm afër Los Angjelosit është dyfishuar në masë dhe flakët 32 kilometra të gjata po i rrezikojnë 12 mijë shtëpi.

Dy zjarrfikës kanë humbur jetën, ndërsa e ashtuquajtura vatra e zjarrit është më e madhja nga pesë zjarret që nisën në Kaliforni pas një periudhe të gjatë të ditëve me temperatura të larta dhe pa shi.

Guvernatori Arnold Shvarcenger ka lëshuar disa urdhra për evakuim dhe e ka quajtur situatën si "tërësisht jashtë kontrollit”.
XS
SM
MD
LG