Ndërlidhjet

Iran: Sot votohet kabineti qeveritar


Parlamenti i Iranit pritet të votojë kabinetin e propozuar nga presidenti Mahmud Ahmedinexhad.

Parlamenti po debaton që nga e diela mbi 21 të nominuarit për ministra.

Ka pasur shqetësime se disa nga ta nuk janë të kualifikuar.

Votimi shihet si një test për vazhdimin e pushtetit të Ahmedinexhadit pas rizgjedhjes së tij kundërthënëse në qershor.

Katër vjet më parë, parlamenti i refuzoi Ahemdinexhadit 4 të nominuar.
XS
SM
MD
LG