Ndërlidhjet

Nga fundosja e anijes, 15 turistë të vdekur


Liqeni i Ohrit, 5 shtator 2009
Liqeni i Ohrit, 5 shtator 2009

Të dhënat e publikuara nga Ministria e punëve të Brendshme të Maqedonisë, tregojnë se nga fundosja e anijes në Liqenin e Ohrit, kanë humbur jetën 15 turistë bullgarë, ndërsa 42 të tjerë i kanë mbijetuar fatkeqësisë.

Në mesin e viktimave janë edhe dy anëtarë të ekuipazhit të anijes. Anija turistike “Ilinden” me 57 turistë bullgarë është fundosur deri sa po lundronte në drejtim të komplektist turistik “Shën Naumi”, që ndodhet në ujërat e liqenit.
Anija e fundosur

Ende nuk dihen shkaqet e fundosjes së anijes, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë fundosur nga mbingarkesa me turistë. Dëshmitarë të ndryshëm u kanë thënë mediave se anija ishte fundosur vetëm për disa sekonda pas ndarjes së saj në dy pjesë.
Ekipet e shpëtimit


Në Maqedoni, të shtunën në mbrëmje ka qëndruar presidenti bullgar, Georgi Pervanov dhe shumë zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë, për t’u njoftuar me shkaqet e tragjedisë, por edhe për t’i ndihmuar të mbijetuarit.

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë ka shprehur keqardhje për fatkeqësinë e ndodhur dhe ka shpallur të dielën ditë zie në shenjë nderimi për viktimat.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski ka paraqitur dorëheqjen, si një akt moral për tragjedinë e ndodhur në Liqenin e Ohrit.
XS
SM
MD
LG