Ndërlidhjet

ANEB: Shqyrtohet raporti për Iranin


Në sesionin disaditësh vjeshtor, i cili fillon me takimin e sotëm në Vjenë, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) i shqyrton akuzat se Irani ka eksploruar teknikat për prodhimin e bombës atomike.

Bordi i Guvernatorëve i kësaj agjencie, që përbëhet nga përfaqësuesit e 35 vendeve, pritet që të diskutoj për raportin e drejtorit aktual të përgjithshëm, Muhamed el-Baradei, në të cilin theksohet se Irani nuk ka bashkëpunuar me agjencinë për t’i qartësuar pyetjet lidhur me dimensionin e mundshëm ushtarak të programit bërthamor iranian.

Irani vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se programi atomik është për qëllime civile e jo ushtarake.
XS
SM
MD
LG