Ndërlidhjet

Gjykimi ndaj Karaxhiqit nis më 19 tetor


Procesi gjyqësor kundër ish liderit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq do të fillojë më 19 tetor.

Gjykatësi O-Gon Kuon ka thënë se procesi duhet të përmbyllet brenda 30 muajve ose më së shumti për 3 vjet.

Ai ka thënë se prokurorët duhet t’i përmbyllin rastet e tyre brenda një viti.

Karaxhiqit, që do udhëheqë mbrojten e tij, do t’i jepet kohë e njëjtë.

Karaxhiqi ngarkohet me 11 akuza për krime lufte të bëra gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995.
XS
SM
MD
LG