Ndërlidhjet

Ivanoviq: Protokolli nuk ka të bëjë me doganat



Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq ka deklaruar se çështja e vendosjes së kontrollit doganor nuk është temë e bisedimeve ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.

Duke komentuar deklaratën e përfaqësuesit special të BE-së, Pieter Feith, i cili e ka mbështetur vendosjen e kontrollit doganor në mbarë Kosovën, Ivanoviq ka thënë se EULEX-i ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila nuk ka kompetenca për doganat, kështu që kjo çështje nuk është në rendin e ditës.

Ivanoviq ka thënë se që të ketë mbulesë për doganat, EULEX-i duhet të nënshkruajë marrëveshje edhe me Drejtorinë e Doganave të Serbisë.
XS
SM
MD
LG