Ndërlidhjet

Përleshje në Iran?


Demonstruesit në Teheran sfiduan paralajmërimet e autoriteteve duke brohoritur sllogane anti-qeveritare në një tubim masiv pro palestinez.

Autoritetet patën paralajmëruar opozitën, që të mos e kthejnë tubimin e quajtur Quds Day, në protestë kundër presidentit Mahmud Ahmedinexhad.

Mediat perëndimore raportojnë se mijëra mbështetës të ish kandidtatit opozitar për president, Mir Husein Musavit, ishin në mesin e demonstruesve.

Ata ishin të veshur në të gjelbër, ngjyra që Musavi kishte zgjedhur për fushatën zgjedhore.

Ka pasur njoftime të pakonfirmuara për përleshje mes mbështetësve të opozitës dhe forcave të sigurisë ose mbështetësve të Ahmedinexhadit.
XS
SM
MD
LG