Ngjarjet e javës
5
23 qershor '09 - Nga ndeshja e dy trenave të sistemit nëntokësor, në afërsi të Uashingtonit, kanë humbur jetën 6 veta dhe më se 70 janë lënduar. Zyrtari i qytetit, Adrian Fenti, tha se ky ishte incidenti më vdekjeprurës në sistemin e metros.
6
23 qershor '09 - Trupi më i lartë legjislativ i Iranit, Këshilli i Rojeve, ka hedhur poshtë çdo anulim të zgjedhjeve të kontestuara të 12 qershorit, në të cilat, sipas autoriteteve, fitues doli Mahmud Ahmadinexhad. Televizioni shtetëror citoi zëdhënësin e Këshillit të ketë thënë se organizata “nuk ka gjetur shkelje apo mashtrime të mëdha në zgjedhjet”.
7
23 qershor '09 - Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se është "i shokuar dhe i zemëruar" nga zhvillimet e fundit paszgjedhore në Iran. “Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar janë të shokuar dhe të zemëruar nga kërcënimet, rrahjet dhe burgosjet e ditëve të fundit. I dënoj fuqishëm këto veprime të padrejta dhe bashkohem me popullin amerikan, i cili po mban zi për secilin njeri të pafajshëm që ka humbur jetën”, kishte deklaruar Obama.
8
23 qershor '09 - Një komandant i militantëve talibanë, Qari Zajnudin, që ishte rivali i liderit të talibanëve në Pakistan, Bajtullah Mehsud, është vrarë. Policia tha se Zajnudin është qëlluar për vdekje nga një njeri i armatosur në qytetin veri-perëndimor Dera Ismail Kan.