Ngjarjet e javës
13
24 qershor '09 - Në Serbi është regjistruar rasti i parë i gripit të derrave, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Tomica Milosavleviq. Fjala është për një 29 vjeçar nga Beogradi, i cili prej më 18 deri më 22 qershor ka qëndruar në Argjentinë. Gjendja e tij shëndetësore është stabile, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.
14
25 qershor '09 - Bullgaria ka liruar nga paraburgimi ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, i cili ishte arrestuar pas një fletarrestimi të Serbisë, sipas të cilit, ai kërkohet për shkak të krimeve të luftës. Çeku u lirua pas një seance dëgjimore, ku u diskutua se a duhet të vazhdohet burgimi i tij apo jo.
15
25 qershor '09 - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe homologu i tij turk, Taip Erdogan, kanë prerë shiritin inaugurues të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, e cila, siç vlerësohet, pritet të forcojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit.
16
25 qershor '09 - Në moshën 62 vjeçare, vdiq aktorja e televizionit, Farah Faucet, e cilësuar si një ndër ikonat ameikane.