Ndërlidhjet

Vietnam: 22 të vdekur nga tajfuni



Tajfuni i njëjtë, që ka goditur Filipinet, tashmë është shtrirë në Vietnam, ku ka mbytur të paktën 22 persona dhe ka shtyrë të evakuohen 170 mijë të tjerë.

Tajfuni Ketsana, që i është afruar bregdetit të provincës qendrore Quang Nam, ka shkaktuar vërshime, ndalje të energjisë elektrike dhe evakuim.

Stuhia me erë prej 144 kilometra për orë, ka përmbytur qytetin Hue, dikur kryeqytet dhe zonë nën mbrojtje të UNESCO-s si trashëgimi botërore.

I njëjti tajfun ka mbytur të paktën 240 persona dhe ka lënë pa shtëpi rreth 400 mijë në Filipine, gjatë fundjavës.
XS
SM
MD
LG