Ndërlidhjet

3 të vdekur nga sulmi kundër KB-së



Policia njofton se tre persona, në mesin e të cilëve dhe një shtetas i huaj, kanë vdekur si pasojë e një sulmi vetvrasës në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin pakistanez.

Shumë të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, në sulmin që goditi Programin Botëror të Ushqimit në Islamabad. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Pakistani po përballet me një valë sulmesh vetvrasëse për të cilat janë fajësuar talibanët.
XS
SM
MD
LG