Ndërlidhjet

Obama: Do ta godasim Al Kaidën kudo ku shfaqet



Presidenti amerikan Barak Obama ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në luftën kundër Al Kaidës. Ai shtoi se kërcënimi nga rrjeti terrorist vjen nga pjesë të ndryshme të botës ndaj dhe bashkëpunimi me vendet aleate është i rëndësishëm.

"Duhet të jetë e qartë se ne dhe partnerët tanë kemi dërguar një mesazh të pagabueshëm: do ta godasim Al Kaidën kudo ku zë rrënjë. Ne po zhvillojmë bashkëpunimin e po ngrejmë kapacitetet që të mos lejojmë Al Kaidën të zërë vend askund, në mënyrë që të mos jetë në gjendje të sulmojë Amerikën dhe vendet aleate”, tha presidenti Obama. Ai i bëri komentet gjatë vizitës në qendrën kundër terrorizmit në Uashington.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG