Ndërlidhjet

Obama dhe këshilltarët diskutuan strategjinë afgane



Presidenti Barak Obama u takua sot me këshilltarët kryesorë të sigurisë, në vazhdën e këshillimeve për ndryshimet rreth strategjisë amerikane në Afganistan dhe Pakistan.

Zyrtarët thanë se në takimin që zgjati tre orë, diskutimet janë fokusuar në situatën në Pakistan, vend-ndodhjen e dyshuar të kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden, të militantëve tjerë të Al Kaidës dhe liderëve talibanë.

Obama dhe këshilltarët e tij pritet të mbajnë një takim tjetër për situatën në rajon ditën e premte.

Takimi u mbajt në 8 vjetorin e fillimit të operacionin ushtarak në Afganistan si përgjigje ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ndërhyrja çoi në largimin e talibanëve nga pushteti.
XS
SM
MD
LG