Ndërlidhjet

Athinë: Sjellje e egër e anarkistëve


Një grup i të rinjëve është sjellur në mënyrë të egër sot në qendër të Athinës, duke thyer banka, librari dhe automobila luksozë, ka njoftuar policia e Greqisë.

Sipas policisë, afro 15 të rinjë të maskuar, me shufra të metalta në duar, pas mesditës, kanë sulmaur katër banka, dy librari dhe një veturë.

Ata kanë hedhur pamflete në shenjë të mbështetjes për tre të rinjë, të cilët presin të dalin para gjykatës për shkak të akuzave se i takojnë një grupi të së majtës ekstreme.

Anarkistët grekë dhe grupet e së majtës ekstreme shpesh i sulmojnë simbolet e shtetit, ndërsa gjatë natës vendosin pajisje ndezëse.
XS
SM
MD
LG