Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të enjten tha se vendimi i tij për të evituar Izraelin që të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, ishte i bazuar në “ndjeshmërinë diplomatike” dhe opinionin publik në Turqi.
“Është domosdoshmëri e çdo administrate politike të marrë në konsideratë kërkesat e popullit të vet. Unë nuk mund t’i injoroj kërkesat e popullit tim rreth kësaj çështjeje”, tha Rexhep Taip Erdogan.
Stërvitjet duhej të fillonin më 12 dhe të zgjatnin deri më 23 tetor, por u shtynë për një kohë të pacaktuar, pasi që Shtetet e Bashkuara dhe Italia refuzuan të merrnin pjesë pa përfshirjen e forcave izraelite.
Ky zhvillim nxori në pah keqësimin gjatë vitit të fundit në marrëdhëniet e aleatëve siç janë Turqia dhe Izraeli.
Analistët thonë se ky zhvillim mund të jetë refleksion i lëvizjeve sizmike gjeopolike në rajon, përfundim i aleancës ndërmjet forcave izraelite e turke dhe dëshirë e Qeverisë në Ankara për të avancuar lidhjet me vendet e Lindjes së Mesme.
Doroti Shmit, eksperte për çështjet e Turqisë në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare me seli në Paris thotë:
“Turqia tash është duke zhvilluar një qëndrim të ri kombëtar në raport me fqinjët”.
Xhorxh Xhofe, ekspert për Lindjen e Mesme në Universitetin e Kembrixhit duke folur në këtë temë pohon:
“Është e vërtetë se për shumë vjet marrëdhëniet izraelito – turke ishin të mbështetura mbi baza të fuqishme dhe strategjike. Kjo për Izraelin ishte shumë e favorshme, sepse i mundësonte që të përfshihej në zhvillimet në Lindjen e Mesme”.
Duke analizuar raportet izraelito - turke, ekspertët politikë i kthehen dhjetorit të vitit të kaluar si pikë kthese. Kemi të bëjmë me periudhën kur forcat izraelite invaduan Gazën, një operacion në të cilin, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, u vranë 1400 veta, prej tyre 1000 civilë palestinezë.
Në janar, gjatë një debati me presidentin e Izraelit, Shimon Peres në Zvicër, Taip Erdogan kishte akuzuar Tel-Avivin për vrasjen e fëmijëve.
“Kur kemi të bëjmë me vrasje, ju dini të vrisni njerëz. Më kujtohet një fëmijë që e vratë në Izrael dhe më kujtohen dy ish-kryeministra të vendit tuaj që më thanë se ishin shumë të lumtur kur kishin hyrë me tanke në territoret palestineze”, kishte thënë me atë rast Rexhep Taip Erdogan.
Disa ekspertë turq këtë paraqitje të Erdoganit e kishin cilësuar si teatrim publik para zgjedhjeve lokale.
Por, duket se shpërthimi i Erdoganit në Zvicër tash del si fillim i një përpjekjeje të kalkuluar për të ridefinuar raportet e Turqisë me Izraelin.
Doroti Shmit këto zhvillime i sheh në kontekstin e përpjekjeve të Ankarasë për të luajtur një rol dominues si ndërmjetësues në kontestet me botën arabe.
“Nga fillimi i këtij viti, Izraeli ka manifestuar disa shenja unilateralizmi në vendimet e politikës së jashtme dhe kjo nuk ka qenë e këndshme për Turqinë”, thotë Doroti Shmit.
Por, analisti tjetër Xhorxh Xhofe nuk mendon se kemi të bëjmë me ndërprerje të plotë të aleancës turko – izraelite.
“Incidenti i Gazës mbase ka ndikuar te Qeveria turke të marrë qëndrim se nuk mund të mbajë marrëdhënie shumë të afërta me Izraelin dhe, rrjedhimisht, distancohet gradualisht nga Tel-Avivi. Vështirë është të thuhet nëse kjo paraqet transformim të tërësishëm në raportet e tyre. Pavarësisht nga kjo dilemë, është evidente se kemi të bëjmë me ndryshime fundamentale”, thotë Xhorxh Xhofe.