Ndërlidhjet

Gratë kundër Berluskonit


Më shumë se 98 mijë gra kanë nënshkruar një peticion të nisur nga gazeta “Republika”, nëpërmjet të të cilit dënohet “maçoizmi” dhe sjellja me mosrespekt ndaj grave nga ana e kryeministrit Italian Silvio Berluskoni.

“Ai njeri na fyen, ta ndalim”, thuhet në peticionin që mban titullin “Dinjiteti i Grave”.

Nënshkrimi i peticionit ka filluar para 10 ditësh, kur Berluskoni, në një emision televiziv, ka fyer deputeten e Partisë Demokratike, 58 vjeçaren Rozi Bindi, duke I thënë se “është më e bukur se që është e mençur”.
XS
SM
MD
LG