Ndërlidhjet

Pesë parti nacionaliste e formuan Aleancën


Pesë parti ekstreme evropiane të krahut të djathtë e kanë formuar Aleancën e Lëvizjeve Kombëtare Evropiane, e cila do t’i përfaqësoj ato në Bruksel.

Në këtë aleancë, që u krijua sot në Budapest, përfshihen partia Jobik e Hungarisë, Fronti Kombëtar i Francës, Fronti Kombëtar i Belgjikës, Flaka Tringjyrëshe e Italisë dhe Partia Demokratike Kombëtare e Suedisë.

Përfaqësues të partisë Jobik, thanë se Partia Kombëtare e Britanisë dhe grupe nga Austria, Spanja dhe Portugalia, së shpejti do t’i bashkohen aleancës.

Kjo Aleancë thotë se i ka refuzuar të gjitha nismat që kanë për synim krijimin e shtetit federal të Evropës dhe kanë bërë thirrje që Evropa të mbrohet nga “imperializmi religjioz, politik, ekonomik dhe financiar”.

Partitë e së djathtës ekstreme kanë befasuar duke fituar shumë vende në Parlamentin Evropian, në zgjedhjet që u mbajtën në qershor.

Partia Jobik ka fituar tri vende, ndërsa Partia Kombëtare Britanike është e përfaqësuar me dy vende.
XS
SM
MD
LG