Ndërlidhjet

Kroaci, Serbi: 9 të akuzuar për vrasjen e gazetarit


Prokurorët e Kroacisë dhe të Serbisë sot kanë akuzuar nëntë vetë për vrasjen e gazetarit kroat me ndikim, Ivo Pukaniq, që po hetonte krimin e organizuar.

I ndjeri Pukaniq, ishte kryeredaktor i javores Nacional, kur u vra para një viti gjatë një sulmi me bombë në Zagreb. Me këtë rast qe vrarë edhe një ndihmës i tij.

Prokurori në Beograd, Milko Radosavleviq, tha sot se bosi i dyshuar mafioz, Sreten Jociq, është i akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen. Së bashku me të janë akuzuar edhe dy ndihmës të tij.

Nga ana tjetër, prokurorët në Kroaci e kanë ngritur akuzën kundër gjashtë personave, duke i akuzuar ata për vrasjen e Pukaniqit me urdhër të të akuzuarit Jociq.

Në akuzë thuhet se Jociq dëshironte që ta ndalë Pukaniqin, që të mos i hetoj grupet e krimit të organizuar në Ballkan.
XS
SM
MD
LG