Ndërlidhjet

Shënohet rënia e Murit të Berlinit



Udhëheqës botërorë nga shumë vende pritet të marrin pjesë në shënimin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Pas valës së ndryshimeve që përfshiu Evropën Lindore dy dekada më parë, natën e 9 Nëntorit autoritetet e Gjermanisë Lindore hapën kufirin me Gjermaninë Perëndimore.

Ish udhëheqësi sovjetik Mikail Gorbaçov, ish drejtuesi i lëvizjes antikomuniste në Poloni, Les Valesa dhe liderë të tjerë të asaj periudhe do të jenë të pranishëm në ceremonitë e sotme. Në ceremoninë që do të mbahet në Brandenburg Gate do të jenë të pranishëm dhe kryeministri britanik Braun, presidenti francez Sarkozy, ai rus Medvedev si dhe Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG