Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Qëndrimi serb ndaj Kosovës - iracional



Kundërshtimi i Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës është “iracional”, sepse nuk mund ta kthejë prapë atë, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, duke shtuar se Podgorica një kohë të gjatë e ka konsideruar pavarësinë e Kosovës si “të sigurtë.

“Ne nuk kemi ndërmend që ta bindim Serbinë se qëndrimi ynë është i drejtë, por ne nuk jemi hipokritë që ta fshehim qëndrimin tonë se pozicioni i Serbisë është politikisht iracional”, ka thënë Gjukanoviq për të përditshmen serbe “Politika”.

Kreu i ekzekutivit malazez ka shtuar se pavarësia e Kosovës “është bërë zyrtarisht e pakthyeshme” edhe për shkak të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera me ndikim brenda Bashkimit Evropian.

Gjukanoviq gjithashtu i ka bërë thirrje Beogradit të mos lejojë që marrëdhëniet mes dy vendeve “të mbeten nën hijen e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG