Ndërlidhjet

Rusia pret përgjigje pozitive nga Irani



Rusia tha se pret që Irani të japë një “përgjigje zyrtare pozitive” ndaj planit të Kombeve të Bashkuara për pasurimin e uraniumit “në një të ardhme të afërt”.

Komentet e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Andrei Nesterenko pasuan paralajmërimet e përsëritura të presidentit Dimitri Medvedev se nuk mund të përjashtohen sanksionet e reja kundër Iranit nëqoftëse nuk do të ketë lëvizje rreth marrëveshjes bërthamore.

Plani parashikon që një sasi e uraniumit të pasuruar në nivel të ulët të dërgohet në Rusi dhe Francë për t’u shndërruar në karburant bërthamor, dhe pastaj të kthehet në Iran.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG