Një 37 vjeçar, i cili vdqi nga pneumonia ishte prekur nga virusi H1N1, njoftuan burimet mjekësore polake. Ai është dhe viktima e parë nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave.
Deri tani në Poloni janë prekur 234 persona nga H1N1.
Kryeministri polak ka vendosur të mos blejë vaksina kundër këtij lloj gripi derisa të vërtetohet se ato janë të sigurta.