Prokurorët thanë se një prift i Kishës Ortodokse të Rusisë është qëlluar për vdekje në kishën e tij në Moskë.
Raportohet se një person i maskuar kishte hyrë në kishë dhe nga afërsia kishte qëlluar për vdekje priftin Danil Sajsojev.
Njoftohet se Sajsojev ishie i angazhuar thellë në aktivitetet misionare për inkurajimin e të rinjve që t’i bashkangjiten Kishës Ortodokse ruse.
Zëdhënësi i kishës tha se puna religjioze e priftit mund të ketë qenë motiv për vrasjen e tij. Ndihmësi i priftit gjithashtu është plagosur gjatë sulmit.