Ndërlidhjet

Sarkozi: Të lumtur për kualifikimin



Debati mbi kualifikimin e kombëtares franceze të futbollit për finalet e Afrika e Jugut 2010 vazhdon të ngjallë debat. Debati është shkaktuar nga ai që u quajti goli me dorë i Honrisë, që ishte njëherësh dhe goli i kualifikimit për francezët.

Politika nuk ka mbetur jashtë debatit. Presidenti francez Nikola Sarkozi mirëpriti fitoren e Francës edhe pas debatit të golit me dorë të Honrisë.

“Padyshim është e dhimbshme, por ne kemi atë që është themelore, kualifikimin e ekipit francez të futbollit, që luftoi fuqishëm. Natyrisht mendimet e mia shkojnë tek ekipi irlandez, që tregoi një lojë shumë të mirë. Mendoj se të dyja ekipet ishin shumë pranë njëri-tjetrit. Ekipi irlandez ishte i mirë në pjesën e parë, por francezët luftuan me vendosmëri. Ne jemi kualifikuar dhe jemi të lumtur për këtë”, tha Sarkozi para gazetarëve.

XS
SM
MD
LG