Rafa Martinez është futbollisti i tretë i Barcelonës që është prekur nga gripi i derrave.
Markez ka temperaturë të lartë dhe dhembje barku, prandaj do të mungojë në fushë, thuhet në njoftimin e klubit.
Erik Abidal dhe Java Ture gjithashtu do të mungojnë në ndeshjen me Atletiko Bilbaon, megjithëse traineri Josep Guardiola shpreson se këta të dy do të mund të luajnë të martën kundër Milanit, në ndeshjen e cila shihet si vendimtare për kampionët evropianë.
Përveç kësaj, Zllatan Ibrahimoviq dhe Gabi Milito janë të lënduar.
Barcelona prin vetëm me një pikë para Realit, i cili të shtunën luan në Madrid kundër Rasing Santander