Ndërlidhjet

Silva: Irani ka të drejtë për program bërthamor



Presidenti i Brazilit Luis Inacio da Silva u takua me presidentin e Iranit Mahmud Ahmadinexhad, dhe tha se vendet e Perëndimit duhet të gjejnë zgjidhje “të drejtë e të baraspeshuar” për çështjen bërthamore të Teheranit.

Në konferencën për shtyp me Ahmadinexhadin, Silva tha se Brazili ia njeh Iranit “të drejtën për të zhvilluar program bërthamor paqësor në pajtim me standardet ndërkombëtare”.

Silva gjithashtu iu drejtua Ahmadinexhadit, duke i thënë se e inkurajon Iranin që të vazhdojë "t'i angazhojë vendet e interesuara" për çështjen.

Ahmadinexhad tha se Irani do të vazhdojë me zhvillimin e programit bërthamor. Në pyetjen e një gazetari nëse ai është i shqetësuar se Shtetet e Bashkuara apo Izraeli mund ta sulmonin Iranin, Ahmadinexhad u përgjigj se “ato nuk e kanë guximin”.

Qindra njerëz në Brazili dhe Rio de Zhaneiro protestuan kundër vizitës së Ahmadinexhadit.
XS
SM
MD
LG