Ndërlidhjet

Vjenë: ANEB diskuton për Iranin


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike në takimin dyditësh, që fillon sot, do të fokusohet në hezitimin e Iranit, që të bashkëpunoj me rezolutat ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor iranian.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Britania, Kina, Franca, Rusia dher Shtetet e Bashkuara, plus Gjermania, kanë përpiluar një rezolutë për Iranin, që do të paraqitet në këtë mbledhje.

Raportohet se Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Nërkombëtare për Energji Atomike, që përbëhet prej 35 anëtarëve, do të mund të votonte për këtë rezolutë, që e dënon Iranin.
XS
SM
MD
LG