Ndërlidhjet

Bellorusi: Burgosen sepse u tallën me Lukashenkën



Tre aktivistë të opozitës në Bellorusi janë burgosur sepse organizuan një protestë, ku njerëzit hodhën vezë mbi një karikaturë të presidentit Aleksandr Lukashenka.

Të burgosurit ishin në mesin e grupit që u arrestua të mërkurën, pasi në një rrugë frekuentuese vendosën pikturën e një njeriu me mustaqe, i cili përfaqësonte Lukashenkan.

Nën karikaturën qëndronte mbishkrimi :”Nëse nuk e doni regjimin, hidhni një vezë mbi mua”, kurse para pikturës qëndronin disa kuti me vezë.

Aktivistët, anëtarë të grupit opozitar “Bellorusia e Re”, u akuzuan për pjesëmarrje në tubim të palejuar dhe u dënuan me shtatë deri 15 ditë burg.
XS
SM
MD
LG