Rusia tha sot se është afër arritjes së marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për reduktimin e arsenalit të armëve bërthamore.
Deklarata e ministrisë së Jashtme të Rusisë vjen në ditën kur skadon traktati START i vitit 1991.
Zyrtarët thonë se normativat kryesore do mbeten edhe në marrëveshjen e re për të cilën po punohet.
AP raportoi se as qeveria amerikane dhe as ajo ruse nuk parashohin ndonjë problem të sigurisë pas skadimit të traktatit nga viti 1991.