Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts tha se bisedimet me udhëheqësit e talibanëve do të kërkojnë ndërprerjen e aktiviteteve të kryengritësve në fushëbetejat në Afganistan.
Gajts la të kuptohet se vendimi i presidentit Barak Obama për të dërguar 30 mijë përforcime shtesë në Afganistan synon që pjesërisht t’i sjellë kryengritësit në tavolinën e bisedimeve sipas kushteve amerikane.
Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, e cila gjithashtu u paraqit në programin e njëjtë të televizionit ABC, tha se talibanët do të duhet t’i pranonin kushtet për të hyrë në bisedime, përfshirë refuzimin e dhunës dhe të Al Kaidës, gjë që sipas saj, ka pak gjasa të ndodhë.
Më herët, Gejts deklaroi se Shtetet e Bashkuara me vite nuk kanë pasur informata të mira për vend ndodhjen e Osama bin Ladenit.
Lideri i Al Kaidës besohet se fshehet në pjesën pakistaneze të zonës kufitare me Afganistanin.