Ndërlidhjet

Medvedev: Rusia kundër zgjërimit të klubit bërthamor



Presidenti rus Dimitri Medvedev tha se Rusia “nuk është e interesuar për zgjërimin e klubit bërthamor”.

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Indisë, Manmohan Sing, Medvedev bëri thirrje për “kontroll të rreptë” mbi armatimin bërthamor.

Ne jemi të interesuar për kontrollin e rreptë të kapaciteteve ekzistuese të mbrojtjes, përfshirë kapacitetet bërthamore, në mënyrë që ato të mos merren peng nga asnjë lloj radikalësh dhe të mos mund të përdoren për të filluar ndonjë konflikt të ri apo për t’i kërcënuar fqinjët”, tha Medvedev.

Më herët, Medvedev dhe Sing firmosën një pakt bërthamor.

Marrëveshja i mundëson Indisë të furnizohet me uranium për reaktorët e saj, t’i zgjërojë të drejtat e riprocesimit dhe lejon ndërtimin e katër reaktorëve tjerë bërthamorë rusë në Indi.
XS
SM
MD
LG