Ndërlidhjet

NATO pret disa mijëra trupa për Afganistanin



Shefi i NATO-s Anders Fog Rasmussen tha se ai pret një përkushtim prej “disa mijëra” trupash për forcën e ISAF-it në Afganistan.

Trupat do të shërbejnë bashkë me 30 mijë ushtarët amerikanë, për të cilët u zotua presidenti Barak Obama në 1 dhjetor.

Në konferencën e NATO-s në Mons të Belgjikës, pritet të konfirmohen zotimet e aleatëve për 7 mijë trupa shtesë.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes sot bëri thirrje që trupat shtesë të aleancës të jenë të gatshme deri në fillim të vitit 2010, që është afat i fundit për dërgimin e trupave shtesë nga Shtetet e Bashkuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG