Ndërlidhjet

BE: Jerusalemi – kryeqytet i përbashkët


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot kanë bërë thirrje për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve dhe arritjen e pajtueshmërisë për statusin e Jerusalemit Lindor.

Izraeli kishte kundërshtuar fuqishëm një propozim rezolutë të mëhershme të Suedisë, e cila thoshte se Jerusalemi Lindor duhet të jetë kryeqytet i shtetit palestinez.

Ministrat e jashtëm të BE-së e hoqën këtë referencë nga rezoluta, por thanë se duhet të ekzistoj “mënyra për zgjidhjen e statusit të Jerusalemit, si kryeqytet i ardhshëm i dy shteteve”.

Pretendimi i të dy palëve ndaj Jerusalemit Lindor është njëra nga çështjet më të vështira në konfliktin izraelo – palestinez.
XS
SM
MD
LG