Ndërlidhjet

MekKristall: Nuk e mundim Al Kaidën pa vrarë Bin Ladenin



Komandanti i trupave të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara në Afganistan tha se rrjeti Al Kaida nuk do të mundet përderisa udhëheqësi i tij Osama bin Laden nuk kapet apo vritet.

Gjenerali amerikan, Stenli MekKristall, ia përshkroi bin Ladenin Komitetit të Kongresit në Uashington si një “figurë ikonë” në mesin e ekstremistëve, dhe tha se mbijetesa e tij i jep guxim Al Kaidës.

MekKristall gjithashtu parashikoi se shtimi i trupave amerikane do ta ndalë dhe zmbrapsë hovin e militantëve talibanë brenda një viti, dhe do të sigurojë disfatën përfundimtare të talibanëve në konfliktin në Afganistan.

“Talibanët nuk kanë bazë të gjerë, kanë histori të dështimit në pushtet dhe mungesë të vizionit”, tha MekKristall.

Megjithate, ai paralajmëroi se trupat amerikane ende do të përballen me kryengritje komplekse dhe të vendosur.
XS
SM
MD
LG