Ndërlidhjet

Ushtarët izraelitë vrasin 6 palestinezë



Ushtarët izraelitë raportohet të kenë vrarë 6 palestinezë në dy incidente të ndara. Ky është shpërthimi më i keq i dhunës për muaj të tërë në këtë rajon.

Burimet ushtarake izraelite thanë se ushtarët izraelitë vranë tre palestinezë që dyshoheshin se po kalonin nga Rripi i Gazës në Izrael.

Burimet mjekësore palestineze thanë se ushtarët izraelitë, në një tjetër incident, vranë në Bregun Perëndimor tre anëtarë të Brigadës së Martirëve Al Aksa. Ky i fundit është grup militant që i takon lëvizjes Fatah të presidentit Mahmud Abbas. Ushtria izraelite nuk ka komentuar për incidentin.
XS
SM
MD
LG