Ndërlidhjet

Putin: Rusia të armatoset për t’i kundërshtuar SHBA-të


Kryeministri Vlladimir Putin, ka thënë se Rusia duhet të zhvilloj sisteme të armatimit ofensiv për t’i kundërshtuar planet mbrojtëse raketore të Shteteve të Bashkuara.

Agjencitë ruse të lajmeve, mëtutje, raportojnë se gjatë një vizite në Lindjen e Largët ruse, Putin tha se këto dy çështje janë të ndërlidhura.

Ai theksoi se Rusia nuk po planifikonte zhvillimin e sistemit mbrojtës raketor, të cilin ai e përshkruajti si të shtrenjtë dhe të paprovuar.

Ai shpjegoi se deklarata e tij nënkupton që Rusia duhet të zhvilloj sisteme ofensive të armatimit “për ta mbajtur balancin”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG