Ndërlidhjet

Irani mund të blejë uranium nga Kazakistani



Diplomatët janë të shqetësuar nga raporti i kundërzbulimit, i cili thotë se Irani po përpiqet të importojë 1.350 tonë uranium të pastërt nga Kazakistani, duke shkelur kështu sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Përmbledhja e një raporti të bërë publik nga Associated Press thotë se marrëveshja mund të kompletohet brenda disa javësh.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelli tha se transferi i çfarëdo uraniumi të pasuruar në Iran do të përbënte “shkelje të qartë të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Zyrat e kompanisë së uraniumit në Kazakistan dhe në Moskë nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm nga Teherani.
XS
SM
MD
LG