Ndërlidhjet

CIA: Refuzohen kritikat lidhur me sulmin në aeroplan


Zëdhënësi i CIA-s, Paul Gimigliano, sot i ka hedhur poshtë raportet se kjo agjenci nuk ka vepruar lidhur me informatat për njeriun i cili është i akuzuar për komplot për hedhjen në erë të aeroplanit amerikan, më 25 të këtij muaji.

Agjencia ishte akuzuar për dështim për të shkëmbyer informacione lidhur me shtetasin e dyshuar të Nigerisë, Umar Faruk Abdulamutallab, pasi babai i tij më herët i kishte tërhequr vërejtjen CIA-s.

Zëdhënësi Gimigliano tha se CIA “mësoi për Abdulmutallabin në nëntor”.

Ai theksoi se pastaj, CIA ka punuar që ky person të futet në regjistrat e qeverisë për të dyshuarit terroristë dhe informacionet i ka kaluar te Qendra Kombëtare për Kundërterrorizëm.
XS
SM
MD
LG